E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 05:14
Subscribe to Syndicate
download

Xhaka këndon himnin shqiptar dhe zemëron zviceranët

29.07.2012 - 09:21
"Unë e kam prejardhjen që e kam dhe i qëndroj asaj. I dua të dy vendet me gjithë zemër. Njerëzve shpirtngushtë nuk kam çfarë të bëj"

Në Borussia Mönchengladbach ku talenti shqiptar nga Zvicra Granit Xhaka është duke luajtur së fundi, praktikohet një ritual që të gjithë futbollistët të këndojnë para kolegëve të tyre nga një këngë që zgjedhin vetë. Xhaka është përcaktuar për himnin kombëtar shqiptar! Dhe kjo ka ngjallur nervozë te gazeta Blic kam Sonntag e cila e ka intervistuar Xhakën me këtë pretekst.

I pyetur përse ka kënduar himnin shqiptar, Xhaka ka thënë se, “si fëmijë i mësojmë disa këngë të caktuara. Dhe, sinqerisht, është kënga e vetme që mundem ta këndoj edhe pse, vetëm strofat e para... Bashkëlojtarët u shprehën të befasuar, ata nuk e dinin se prindërit e mi vijnë nga Kosova”.

Ndërsa pyetjes përse nuk ka zgjedhur të këndonte himnin e Zvicrës, Granitin i është përgjigjur se nuk e dinte tekstin e asaj kënge. “Si fëmijë, natyrisht nuk e kam mësuar pasi që prindërit e mi nuk janë rritur në Zvicër”.

Më tutje i konfrontuar nga gazetari me vërejtjen se ai është duke luajtur për kombëtaren zvicerane, Xhaka thotë: “Unë them gjithmonë: Ndjehem 80 për qind si zviceran dhe 20 për qind si kosovar. Unë jam zviceran por rrënjët e mia janë pjesë imja dhe ashtu do të mbeten përgjithmonë. Unë nuk kam asnjë problem lidhur me këtë".

“Por, shumë njerëz në Zvicër nuk e shohin me sy të mirë që ju të këndoni himnin shqiptar”, ka qenë ndërhyrja e radhës e gazetarit, të cilës Granit Xhaka i është përgjigjur: “Mua më duhet të jetoj me këtë. Unë e kam prejardhjen që e kam dhe i qëndroj asaj. I dua të dy vendet me gjithë zemër. Nëse dikush mendon me një shpirtngushtësi të tillë, unë nuk kam çfarë të bëj. Dhe, ka edhe zviceranë të qindpërqindtë që nuk dinë ta këndojnë himnin zviceran. Mua, thjesht, më duket e vështirë për ta mësuar. Por, të jem i qartë: unë dua dhe do ta mësoj atë. Është një qëllim afatmesëm imi”.

Ndërsa në ndeshjen që luhet në shtator në mes të Zvicrës dhe Shqipërisë, Xhaka nuk do ta këndojë asnjërin himn. Kështu i është përgjigjur pyetjes së radhës të gazetarit.Granit Xhaka është pyetur edhe për frikën, që sipas gazetës, që “disa futbollistë me rrënjë shqiptare” nuk do të paraqiten në ndeshjen kundër Shqipërisë. “Ju a do të luani?”. “Qind për qind po”, ka qenë përgjigja e vendosur e futbollistit të ri. “Madje edhe sikur të mos nominohesha nga trajneri nacional. Përgjegjësit e Federatës Shqiptare e dinë përse unë jam përcaktuar për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë”. 

Pyetja e fundit për Xhakën ka qenë se a do të mund të imagjinohet që ai ta ndërrojë kombëtaren në rast se Kosova së shpejti do të ketë mundësi të luajë në ndeshje ndërkombëtare. “Pavarësimi (lejimi i kombëtares kosovare në ndeshjet ndërkombëtare) është shumë larg dhe unë nuk merrem fare me këtë gjë”. 

Reklamë

Reklamë

Xhamia po bëhet me kërkesën e mesfushorit të Bajernit, Franck Ribery
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 9 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 04:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 04:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 04:20

Shkup

Overcast
  • 15 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 05:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj