E premte, 24 Maj, 2013 - 10:05
Subscribe to Syndicate
download

Xhaka kritikon bashkëlojtarët dhe kritikohet prej tyre

13.10.2012 - 07:30
Sipas Xhakës, futbollistët që i ka gjetur në Gladbach nuk kanë mentalitet fitimtari. Ata nuk e kërkojnë fitoren

Një intervistë që Granit i Xhaka ka dhënë gazetës zvicerane “Tages Anzeiger” ka ngjallur debat dhe mospajtime në klubin e bundesligës gjermane Borussia Mönchengladbach, ku ai luan prej disa muajsh.

Nuk është hera e parë që Xhaka ankohet për “mentalitetin defetist” të bashkëlojtarëve të tij në mesin e ri. Por në intervistën e përmendur ai ka qenë edhe më i ashpër.

Sipas Xhakës, futbollistët që i ka gjetur në Gladbach nuk kanë mentalitet fitimtari. Ata nuk e kërkojnë fitoren por janë të kënaqur vetëm të mos humbin. “Ata më kanë thënë se duhet të jemi të kënaqur nëse nuk biem nga liga”, shprehet Xhaka.

Më tutje Graniti ka theksuar se në mesin prej nga ai ka ardhur, në FC Basel ka qenë normale të mendohet dhe të flitet vetëm për fitore. Dihet se ish skuadra e tij zvicerane ka fituar, vetëm në kohën sa ka luajtur Graniti, dy tituj kampioni dhe një kupë të Zvicrës.

I pyetur rreth qëndrimit të publikuar të Xhakës, drejtori sportiv i Gladbachut  Max Eberle është shprehur se nuk e shqetëson kjo gjë.

“Graniti ka vetëm 20 vjet dhe është duke u etabluar në një ligë të madhe futbolli. Ai është ambicioz dhe ndoshta i zemëruar se nuk po ecën gjithçka ashtu si e ka paramenduar ai. Unë nuk kam problem me këtë punë, sepse ne i duam pikërisht lojtarët që duan të arrijnë diçka”.

Por ndryshe ka reaguar një bashkëlojtar më i vjetër i Xhakës në ekipin e tij të ri, Thorben Marx. “Nganjëherë është më mirë që, thjesht, të mbyllësh gojën”, ka thënë Marx.

Ndërsa kapiteni i skuadrës, Filip Daems shpreh mirëkuptim për kolegun e tij të ri: „Graniti është një tip triumfues dhe ne, natyrisht, po ashtu të gjithë  duam të fitojmë. Unë mendoj se ai nuk e ka menduar negativisht këtë që e ka thënë“.

Borussia Monchengladbach gjatë verës që shkoi ka paguar FC Baselin për Xhakën 8. 5 milionë euro.

Reklamë

Reklamë

Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 09:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 16 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 09:30

Cyrih

Broken clouds, light rain
  • 5 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 09:20

Shkup

Few clouds
  • 20 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 10:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj