Xhaka: "Nëse shënoj gol kundër Shqipërisë, nuk do të brohoras"
“Ne do të luajmë për kualifikime, kundër Sllovenisë dhe Shqipërisë. Për mua si shqiptar i Kosovës kjo është diçka shumë e veçantë. Ne jemi disa (shqiptarë) në skuadrën kombëtare të Zvicrës. Por unë dëshiroj ta fitojmë ndeshjen.
Unë luaj për Zvicrën, dhe kjo është kryesorja”, ka thënë Granit Xhaka, i pyetur nga portali gjerman RP.online lidhur me sfidën e 11 shtatorit, kur ai bashkë me 4 futbollistë tjerë shqiptarë, do të luajë kundër kombëtares së Shqipërisë.
Megjithatë: “Në rast se do të shënoj gol, me siguri nuk do të brohoras. Këtë nuk ma lejon respekti”, ka shtuar talenti shqiptaro-zviceran i futbollit, i cili para pak muajsh ka filluar të luajë në bundesligën gjermane për skuadrën Borussia Mönchengladbach.
Moti
Bernë
- 14 °C
Mar, 21/05/2013 - 16:50
Prishtinë
- 26 °C
Mar, 21/05/2013 - 17:00
Cyrih
- 11 °C
Mar, 21/05/2013 - 16:50
Shkup
- 30 °C
Mar, 21/05/2013 - 16:30
