Xhaka, përfundimisht jashtë olimpiadës
Përkundër faktit se ai bënte pjesë në përzgjedhjen e skuadrës olimpike të Zvicrës, të bërë nga kryetrajneri Pierluigi Tami, Granit Xhaka nuk do të luajë në olmpiadë. Pas shumë përpjekjeve, punëdhënësit e tij në Borussia Mönchengladbach kanë mundur të bindin Federatën Zvicerane të Futbollit që kjo e fundit ta lirojë talentin shqiptaro-zviceran nga detyrimi për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që mbahen këtë verë në Londër.
Drejtori sportiv i Gladbachut, May Eberl ka thënë se negociatat kanë qenë “të forta por fer”. Ai po ashtu ka theksuar rëndësinë e amdhe që ka Xhaka për klubin e ri. “Për Borusia-n por edhe për Granitin personalisht ky vendim është i mirëseardhur dhe i rëndësishëm”.
Megjithatë, të dyja palët kanë arritur një kompromis: Xhaka do të lejohet nga Borussia që të luajë në skuadrën A të Zvicrës ne ndeshjen që luhet më 15 gusht kundër Kroacisë.
Moti
Bernë
- 7 °C
Sht, 25/05/2013 - 18:50
Prishtinë
- 14 °C
Sht, 25/05/2013 - 18:30
Cyrih
- 10 °C
Sht, 25/05/2013 - 18:20
Shkup
- 21 °C
Sht, 25/05/2013 - 19:00
