E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 08:34
Subscribe to Syndicate
download

Xhaka u "arsyetohet" tifozëve kuq e zi

18.09.2012 - 13:57
Letra e hapur e Xhakës përshkohet nga përbetimet për frymën patriotike në të cilën është rritur dhe nga përkushtimi i tij ndaj kombit

“Që kur kam vendosur të luaj futboll për mua ka patur vetëm një ëndërr dhe ideal: “përfaqësimi i ngjyrave të kombit tim”, do të ishte dhe është ndër dhe krenari për mua, ashtu si për çdokënd besoj, të luaja krah bashkatdhetarëve të mi e për më tepër për ATDHEUN tim. Por mungesa e kontaktit dhe e kerkesës e më pas refuzimi i vazhdueshëm nga FSHF (pa c’ka përpjekjeve të panumërta të miat dhe familjes sime për të veshur fanellen kuq e zi), më shtynë drejt skuadrës kombëtare të Zvicrës kërkesat e sëcilës si për ironi nuk rreshtinin”.

Kështu e fillon Granit Xhaka, sipas portalit kohasport.net, një letër të hapur drejtuar tifozëve kuq e zi. E gjithë letra përshkohet nga justifikime e përbetime shpesh edhe patetike e të tepërta të Xhakës për frymën patriotike në të cilën është edukuar, për përkushtimin e familjes së tij për çështjen kombëtare etj.

“Marr shkas për t’ju drejtuar të gjithë sportdashësve anembanë trojeve shqiptare me këtë letër të hapur, pasi para dhe pas ndeshjes së fundit, që për fat të keq isha kundërshtar me skuadrën e kombit tim, është hapur një luftë e paprecedent kundër personit tim dhe bashkëlojtarëve të mi nga disa media të veçuara sportive dhe opinionistë, por më shumë nga vetë Z. Armando Duka , që është edhe fajtori për humbjen e shumë talenteve kuq e zi”, thuhet më tutje në letrën e hapur. Në vazhdim, Xhaka, akuzave për “tradhti”, të ardhura nga disa qarqe u vë si kundërpërgjigje historinë e tij familjare. “Mbarë pupulli shqiptar duhet të dijë se unë, Granit Xhaka, siç disa me akuzojnë tradhtar, jam biri i një të burgosuri politik i cili vuajti nëpër burgjet e Serbisë vetëm e vetëm të bëhet Shqipëria etnike. (...) Më kanë mësuar se si të respektoj kombin tim, gjakun tim atdheun tim dhe unë jam krenar që jam shqiptar, siç e kam thënë, them dhe kudo që do jem do ta them me krenari.

Kudo ku kam qënë dhe kudo ku do jem do të mbaj krenar flamurin kuq e zi dhe atë të Kosovës. Në prezantimin tim në Gjermani ku duhej të këndoja një këngë, unë këndova himnin e kombëtares kuq e zi.

Ne jemi një KOMB, kemi një FLAMUR dhe unë Granit Xhaka garantoj çdo shqiptar se do mbaj lart emrin SHQIPËRI (ALBANIA) dhe do jem një, mbështetje për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen”, thuhet veç tjerash në letrën e hapur të Granit Xhakës drejtuar Tifozave Kuq e Zi.

Vetë nevoja e një futbollisti të ri si Xhaka, për të shkruar një letër të tillë, përplot zotime për kombin dhe fjalë të mëdha patriotike, dëshmon për një presion jo normal të cilit i është nënshtruar talenti i ri shqiptaro-zviceran. Por, së paku komentet e lexuesve, të botuara në portalin që ka publikuar letrën, janë shpresëdhënëse: të gjitha inkurajojnë Granit Xhakën që të vazhdojë me futboll, pa ua vënë veshin zërave që e quajnë veten kompetentë për të shpallur dikë tradhtar e dikë tjetër patriot.

Reklamë

Reklamë

Xhamia po bëhet me kërkesën e mesfushorit të Bajernit, Franck Ribery
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 9 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 07:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 08:30

Cyrih

Broken clouds, light rain
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 07:50

Shkup

Broken clouds
  • 16 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 08:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj