E mërkurë, 19 Qershor, 2013 - 09:33
Subscribe to Syndicate
download

Xherdani me „Show your swiss colours“ nuk është pritur mirë

27.08.2012 - 15:08

Një spot i realizuar nga reprezentuesi kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, nuk është pritur mirë, sidomos nga disa fansa shqiptarë, dy javë para përballjes Zvicër-Shqipëri, takim ky që luhet më 11 shtator në Lucern, në kuadër të eliminatorëve të Kupës së Botës "Brazili 2014".

20-vjeçari i lindur në Gjilan në rrjetin e tij social në Facebook ka publikuar një fotografi nga spoti "Show your swiss colours", ku ai dhe dy bashkëlojtarët, Inler dhe Fernandes, dhurojnë për fansat e tyre nga një fanellë nëse dërgojnë fotografitë e tyre në share@football.ch.

Në këtë lojë shpërblyese Xherdan Shaqiri, i cili është në fokus të kësaj videoje, ka shfaqur edhe një vizatim mbi zemër, në të cilën shihet flamuri helvetik.

Ky veprim i Shaqirit nuk është pritur mirë nga ca fansa shqiptarë, të cilët e kanë interpretuar se i riu me prejardhje nga Kosova e ka në zemër vetëm Zvicrën. Të gjitha këto komente të shoqëruara me fyerje janë bërë në forume të ndryshme sociale në internet.

Por, ka edhe të atillë që e mbrojnë shqiptaro-zviceranin, i cili gjatë kësaj vere u transferua nga Baseli në Bayern Munich.

Në takimin e Lucernit trajneri zviceran në përbërje të ekipit zviceran e ka ftuar pesëshen e përbërë nga Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmeti.

Në prag të përballjes Zvicër-Shqipëri, pesëshja shqiptare e Zvicrës ka marrë kritika të shumta që zgjodhën Zvicrën para Shqipërisë.

Për më shumë: http://www.football.ch/fr/desktopdefault.aspx/tabid-1561/2472_read-15776/

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Nga ekipi i Bundesligës Freiburg, Beg Ferati është transferuar te kllubi zvicerane FC Sion
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi und Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar
Yjet ndjehen krenarë për prejardhjen e tyre Para ndeshjes spektakolare, Yjet e futbollit kanë vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, memorialin e dëshmorëve në Drenicë, si dhe kanë bërë homazhe para përmendores së dëshmorit Zahir Pajaziti

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 22 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 08:50

Prishtinë

Clear sky
  • 24 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 09:30

Cyrih

Clear sky
  • 23 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 08:50

Shkup

Clear sky
  • 26 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 09:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj