E mërkurë, 19 Qershor, 2013 - 01:43
Subscribe to Syndicate
download

Yjet shqiptare të futbollit festojnë shqip

27.08.2012 - 18:02
Gazeta “Blick” polemizon sërish rreth kulturës së prejardhjes shqiptare të lojtarëve zviceranë

Një start i mirë në Bundesligë për ish-sulmuesin e Zuerichut, Adrian Nikçi. Tre minuta pasi hyri në lojë, 22-vjeçari shënon në kontaktin e parë me topit, duke barazuar rezultatin 2-2 për Hannoverin kundër Schalkes.

Nikçi filloi festimin e golit dhe pika kulminante ishte kur ai "hodhi në fluturim" shqiponjën që është simboli i të gjithë shqiptarëve. Një veprim i tillë i kishte rënë në sy “Blick”-ut.

Nikçi nuk është i pari shqiptar me pasaportë zvicerane që feston golin me shqiponjë, shkruan “Blick”. Edhe Pajtim Kasami e bëri të njëjtën në dhjetor 2010. "Ishte një përshëndetje për bashkëkombësit e mi", kishte thënë Kasami, familja e të cilit vjen nga Struga e Maqedonisë.

”Blick” thotë se tifozët zviceranë duhet të jenë të shqetësuar, ngase disa nga lojtarët e ekipit të kombëtares zvicerane në përballjen me Shqipërinë më 11 shtator do të jenë aty me gjysmë zemre?

Edhe pse Kasami dhe Nikçi nuk janë pjesë e ekipit zviceran, “Blick” thotë se Shaqiri, Xhaka e Behrami janë futbollistë me rrënjë të Kosovës apo të Maqedonisë, siç është Mehmedi.

Shaqiri qëndron sërish në atletet e tij: në hapësirën e ngushtë të tyre ai ka vendosur madje tre flamuj: flamurin shqiptar, zviceran dhe atë të Kosovës. 20-vjeçari i lindur në Gjilan ka ardhur në Zvicër në fëmijëri shumë të hershme, por asnjëherë nuk ka lënë pa e përmendur se "me zemër është 50 për qind kosovar", shkruan “Blick”.

Në skuadrën Borussia Mönchengladbach talenti shqiptaro-zviceran, Granit Xhaka, ka intonuar himnin kombëtar shqiptar! "Unë ndihem më shumë se 80 për qind zviceran, ndërsa 20 për qind kosovar. Unë jam zviceran, por rrënjët e mia janë një pjesë imja dhe gjithmonë do të mbetet kështu", citon Xhakën.

Çfarë ndodh nëse Kosova duhet të sigurojë vetë ekipin kombëtar? Në vjeshtë vendimi bie mbi Shaqirin Co, pyet “Blick”.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Nga ekipi i Bundesligës Freiburg, Beg Ferati është transferuar te kllubi zvicerane FC Sion
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi dhe Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar
Yjet ndjehen krenarë për prejardhjen e tyre Para ndeshjes spektakolare, Yjet e futbollit kanë vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, memorialin e dëshmorëve në Drenicë, si dhe kanë bërë homazhe para përmendores së dëshmorit Zahir Pajaziti

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 20 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 00:50

Prishtinë

Clear sky
  • 18 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 01:30

Cyrih

Clear sky
  • 19 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 00:50

Shkup

Clear sky
  • 20 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 01:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj