E djelë, 19 Maj, 2013 - 06:08
Subscribe to Syndicate
download

Zvicra mposht Kroacinë!

15.08.2012 - 22:24
Futbollisti kroat, Mario Gavranovic ka shënuar dy gola për Zvicrën

Në ndeshjen para kualifikuese për Botërorin ‘Brazili 2014’ , kombëtarja e Zvicrës fitoi kundër Kroacisë me rezultat 4-2, në  Split të Kroacisë.

Me gola e nisi ndeshjen Granit Xhaka duke shënuar në minutën e 11-të.

Por, rezultatin e kanë barazuar kroatët me golin e Eduardos në minutën e 20-të. Por, sërish përfaqësuesja e Zvicrës kalon në epërsi gjatë pjesës së parë me golin e Tranquillo Barnetta.

Pas një kombinimi të dy futbollistëve shqiptarë, Xhaka dhe Shaqiri shënon Barnetta në minutën e 37-të.

Përfaqësuesja e Zvicrës ka nisur furishëm edhe në pjesën e dytë  me sulmuesit shqiptarë, Mehmedi, Xhaka dhe liderit të ekipit, shqiptarit nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Befasi e këtij takimi ishin 2 golat e futbollistit  kroato-zviceran, Mario Gavranovic. Ai ka shënuar 6 minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Gavranoviq nuk  iu ka gëzuar edhe aq këtij goli, e as golit të dytë të shënuar në minutën e 81-të

Kroatët rikthejnë sulmet mbi portën zvicerane në pjesën e dytë. Golashënues ishte sërish Eduardo në minutën e 64-të.

Takimi i Splitit është i rëndësishëm për të dyja palët për t’i nisur sa më mirë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Brazili 2014

Kjo ndeshje vjen para dy sfidave tjera para kualifikuese për Botërorin ‘Brazili 2014’ që Zvicra do t’i zhvillojë ndaj Sllovenisë më 7 shtator dhe kundër Shqipërisë më 11 shtator.

Reklamë

Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Overcast, light drizzle
  • 8 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 05:20

Prishtinë

Clear sky
  • 10 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 06:00

Cyrih

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 05:20

Shkup

Clear sky
  • 11 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 05:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj