Zvicra - Norvegjia 1 : 1
Kombëtares zvicerane i është dashur të priste minutën e 79 të ndeshjes për të shënuar një gol dhe për të udhëhequr 1 me 0. Golin e shënon Gavranovic, të cilit ia përgatiti Xhaka. Ndërsa ky i fundit, topin e kishte marrë nga Shaqiri.
Por, vetëm disa sekonda i janë dashur norvegjezëve për ta barazuar rezultatin. Minuta e 80, 1:1.
Një ndeshje mjaft dramatike në tërë kohëzgjatjen e saj, ka ballafaquar 30700 shikuesit në Stade De Suisse të Bernës me një numër të madh kthesash të forta.
Vetëm portieri i jashtëzakonshëm Benaglio i ka shpëtuar zviceranët nga tri shanse shumë serioze që pati Norvegjia në minutat 16-18. Ishin këto sfida të rrezikshme për Zvicrën, e cila duket se paksa e ka nënçmuar skuadrën norvegjeze, sidomos fuqinë goditëse të repartit sulmues.
Sidoqoftë, loja ka vazhduar me sulme e kundërsulmne të shumta, ku skuadra zvicerane ishte për një nuancë më e mirë.
Tre lojtarë shqiptarë kanë luajtur për Zvicrën nga fillimi: Behrami, Xhaka e Shaqiri. Ndërsa Xhemajli është inkuadruar në lojë në minutën e 90, duke e zëvendësuar Behramin.
Shaqiri ka qenë gjatë gjithë kohës i ndjekur hap pas hapi nga lojtarët kundërshtarë, gjë që tregon për rrezikshmërinë që ai përbën për secilën skuadër dhe për faktin që ai tashmë është bërë emër i madh në futbollin evropian.
Edhe Xhaka dhe Behrami kanë treguar një angazhim solid dhe kanë qenë gjithashtu cak i ndërhyrjeve jo korrekte të kundërshtarëve.
Moti
Bernë
- 8 °C
Pre, 24/05/2013 - 19:50
Prishtinë
- 15 °C
Pre, 24/05/2013 - 20:30
Cyrih
- 7 °C
Pre, 24/05/2013 - 19:50
Shkup
- 20 °C
Pre, 24/05/2013 - 20:00
