E martë, 21 Maj, 2013 - 11:00
Subscribe to Syndicate
download

Zvicra, rrugë e gjatë për në Brazil

17.10.2012 - 12:25

Kombëtares zvicerane i është dashur të priste minutën e 66-të të ndeshjes për të shënuar një gol kundër Islandës. Golin e dytë e shënoi Gavranovic, të cilit ia përgatiti Xhaka.

Futbollistët e Islandës rrezikuan disa herë portën e helvetikëve, por nuk arritën të shënojnë asnjë gol.

Me fitoren në Islandë, Zvicra pa asnjë humbje ka përfunduar garat e para eliminatore për Kampionatin Botëror "Brazili 2014”, duke shënuar rekord në serinë e fitoreve me 10 pikë në katër ndeshje.

"Tani ne kemi një pozitë të mirë në fillim të Kampionatit Botëror", tha pas ndeshjes kundër Islandës trajneri i kombëtares zvicerane, Ottmar Hitzfeld.

Gjithashtu në mesin e lojtarëve nuk është parë me eufori përfundimi i parë i ndheshjeve kualifikuese.

"Ne nuk duhet të ekzagjerojmë", paralajmëron Tranquillo Barnetta, i cili me golin e tij mbrëmë kundër Islandës i hapi rrugën drejt fitores kombëtares zvicerane. 

"Është e qartë se Brazili është qëllimi. Ne jemi në rrugë të mirë, kanë vetëm tre pikë më pak norvegjezët. Megjithatë, kjo është mirë që ne jemi në krye të tabelës", tha Xherdan Shaqiri.

Mario Gavranovic, me katër gola në pesë ndeshje, pas fitores kundër Islandës tha se me lojën e tij ia ka vështirësuar punën trajnerit. 

“Unë mendoj se tani ai duhet të mendojë dy herë për cilin do vendosë të luajë në ndeshjen e ardhshme", tha Gavranoviq.

Zvicra ishte favorit në fillimin e këtyre eliminatoreve si skuadra kryesore për të siguruar direkt biletën për në Brazil në grupin E.

Zviceranët fituan 2-0 në Islandë. Në minutën e 66-të Barneta ka shënuar golin e avantazhit, përpara se Gavranovic të shënojë dhe të dytin në fundin e lojës, duke iu siguruar zviceranëve të ngjiten kështu në kuotën e 10 pikëve.

Reklamë

Reklamë

Xhamia po bëhet me kërkesën e mesfushorit të Bajernit, Franck Ribery
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Shëndeti (III)
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 10 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 10:20

Prishtinë

Clear sky
  • 19 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 10:00

Cyrih

Broken clouds, rain
  • 9 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 10:20

Shkup

Clear sky
  • 22 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 10:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj