Bota
E gjithë bota e kundërshton Trumpin për Jerusalemin
Reagimet ndaj njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga presidenti Trump nuk kanë të ndalur. Arabia Saudite ka dënuar vendimin e SHBA-së që ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, në mes të rritjes së krizës ndërkombëtare lidhur me këtë.
Në një njoftim, Mbretëria e Gjirit tha se njoftimi i presidentit Trump ishte i paarsyeshëm dhe i papërgjegjshëm. Por, kryeministri izraelit e quan ditë historike.
Me këtë vendim presidenti Trump ndryshoi anën e politikës disadekadëshe amerikane. Në anën tjetër, 8 prej 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit kanë kërkuar takim urgjent lidhur me çështjen. Më të zëshmet kundër këtij vendimi janë shtetet myslimane, përfshirë disa aleate amerikane. E protestat tashmë kanë filluar nëpër disa vende.
Sipas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, kjo ditë është moment i ankthit të madh dhe, sipas tij, alternativa për zgjidhje të dy shteteve në Lindje të Mesme nuk ka.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit