Shqipëria

E kalon vetingun kreu i Kushtetueses në Shqipëri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin që konfirmon në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedja. Të premten e 8 qershorit, ky komision zhvilloi seancën dëgjimore, ku u nënvizuan disa probleme në justifikimin e pasurisë së tij, por sot u dha vendimi pozitiv.

Duke evidentuar lidhjet e pastra të kryegjyqtarit kushtetues, si edhe aftësitë profesionale, komisarja Xhensila Pine qëndroi gjatë te pasuritë e tij, kreditë dhe kontratat e borxheve me të afërmit. Pas seancës avokati mbrojtës i tij, Maks Haxhia, nuk i ka kursyer kritikat ndaj komisionit, përcjell albinfo.ch.

Ai kritikoi relatoren e çështjes, Xhensila Pine, për komentet e saj. “Në seancën dëgjimore të datës 8 nga ana e relatores u bë një prezantim në kundërshtim me pozicionin e saj. Është detyrimi i saj që të prezantojë dosjen, jo të bëjë komente. Relatorja bëri komente ndaj dosjes”, ka thënë Haxhia.