Shkurt.ch

E kryen vrasjen në Zvicër, zbulohet në Slloveni

Për vrasjen e gruas, policia zvicerane u njoftua nga Sllovenia. Sipas informatave të një slloveni 38-vjeçar nga Lubjana, ai e ka kryer vrasjen dhe është arrestuar menjëherë

Në Ostermundigen të Kantonit të Bernës, mbrëmjen e së premtes policia ka gjetur një grua të vdekur. Ajo ka qenë viktimë e një vrasjeje. Sipas hetimeve të para, gruaja është vrarë para disa ditëve, ndërsa motivi i vrasjes dyshohet se është mosmarrëveshjet në mes çiftit. Autori i dyshuar është arrestuar.
Informata për kufomën ka ardhur nga jashtë, kanë bërë me dije Policia Kantonale dhe Prokuroria e Bern-Mittelland gjatë ditës së shtunë.
Pas gjetjes së kufomës, hetuesit i kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar gjurmët për hetime më të hollësishme, informon Albinfo.ch.
Për vrasjen e gruas, policia zvicerane u njoftua nga Sllovenia. Sipas informatave të një slloveni 38-vjeçar nga Lubjana, ai e ka kryer vrasjen dhe është arrestuar menjëherë.
Policia Kantonale e Bernës është në kontakt me autoritetet sllovene dhe është duke e hetuar rastin.