Jeta në Zvicër

E martë: Ekskursion i mbi 70 mijë nxënësve në Zvicër

Më shumë se 70 mijë nxënës do të shëtitën në trena, autobusë dhe anije sot, të martën, më shumë se kurrë këtë vit.

Rreth 2,400 klasa të shkollave rezervuan një udhëtim me transportin publik për të martën, njoftoi SBB të hënën. Për të enjten, SBB pret një tjetër ekskursion prej 45 mijë nxënësve, shkruan albinfo.ch.

Java në vijim ndoshta do të jetë rekorde për udhëtime në grup në vitin 2018, vazhdon SBB. Ashtu si në vitin e kaluar, udhëtimet shkollore në vitin 2018 janë shpërndarë gjerësisht gjatë muajve maj dhe qershor. Sipas SBB, arsyeja për këtë është moti, gjë që e bën më të lehtë zgjedhjen e ditës së udhëtimit. (SDA).