Bota

EasyJet merr aeroplanët e Air Berlin

EasyJet do të marr 25 aeroplanë A320 të kompanisë ajrore Air Berlin

Air Berlin të premten mbrëma ka kryer fluturimin e fundit të tij, duke mbyllur një epokë, që një kohë ishte shumë e suksesshme, derisa së fundi për shkak të borxheve shpalli falimentimin, shkruajnë mediat gjermane.

Kompania ajrore britanike “EasyJet” ka njoftuar se do të marrë disa asete për biznes në transportin ajror në aeroportin Berlin-Tegel, përcjell albinfo.ch.

Gjithnjë sipas mediave gjermane, EasyJet do të marr 25 aeroplanë A320 të kompanisë ajrore Air Berlin.

Air Berlin ishte kompania e dytë më e madhe në Gjermani, ndërsa veprimtaria e saj u përmbyll pas 38 vitesh të premten me fluturim e saj të fundit nga Munihu në Berlin.

Kompania kryesore gjermane Lufthansa planifikon të marrë më shumë se gjysmën e flotës së Air Berlinit, por kjo marrëveshje duhet të kalojë përmes procedurës së nevojshme pa kundërshtim.

Air Berlin kishte 8.000 të punësuar, ndërsa pritet që Lufthansa të mbajë rreth 3.000 prej tyre, kurse EasyJet rreth një mijë.

Luthansa pritet të blejë 81 aeroplanë nga Air Berlin. EasyJet ka njoftuar se gjatë dimrit do të ketë një orar më të reduktuar, por ka premtuar se do të ketë orar të plotë nga vera e vitit të ardhshëm, derisa rrugët dhe shërbimet e reja do të bëhen publike me kohë.