Lifestyle

Ed Sheeran dhe Swift, fitojnë në “iHeartradio Awards”

Superyjet e muzikës, Ed Sheeran dhe Taylor Swift, ishin fituesit më të mëdhenj të shpërblimeve vjetore të ndara nga “iHeartRadio Music Award”.

Sheeran u shpërblye për artistin më të mirë të vitit, kurse kënga e tij “Shape of You”, u zgjodh si kënga më e mirë e vitit. Taylor Swift ndërkaq u shpall artistja më e mirë e vitit nga iHeartRadio.

Një nga momentet më interesante të mbrëmjes ishte kur reperi Chance The Rapper u  shpërblye për arritje të reja në industrinë e muzikës.

Ndërkohë, këngëtarja Cardi B u shpall këngëtarja e re më e mirë e vitit. Ceremonia u karakterizua nga performanca e yjeve më të njohur të muzikës në botë.