Lajme

Edhe 3 raste të reja me virusin misterioz në Simnicë të Gostivarit

Ekipet e Ministrisë së Shëndetësisë kanë kryer dezinfektimin dhe deratizim e fshatit Simnicë dhe po kërkojnë të gjejnë shkaqet e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm

Ministria e shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë përmes një komunikate ka bërë të ditur se janë shënuar edhe 3 raste të reja të infektimit me vizusin misterioz që të gjithë banorë të fshatit Simnicë të Gostivarit.

Sipas autoriteteve maqedonase të infektuarit për momentin e kanë gjendjen stabile dhe jashtë çdo rreziku, por në spital ata ishin pranuar me simptoma të ngjashme me ato të dy personave që vdiqën dy ditë më parë: temperaturë e lartë dhe diarre.

Sipas këtij njoftimi tashmë ekipet e Ministrisë së Shëndetësisë kanë kryer dezinfektimin dhe deratizim e fshatit Simnicë dhe po kërkojnë të gjejnë shkaqet e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm.

Dy banorë të fshatit Simnicë ndërruan jetë brenda dy ditësh nga një sëmundje infektive misterioze. Viktimat 24 dhe 50 vjeç, kanë qenë babë e bir. Sipas njoftimit analizat për shkaqet e vdekjes së këtyre dy personave po bëhen në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.