Sport

Adrian Nikçi rrihet me bashkëlojtarin e tij

Është rrahur me një bashkëlojtar futbollisti shqiptar nga Zvicra që luan në bundesligën e dytë, Adrian Nikçi.

Sulmuesi i Nurnbergut u kap për flokësh me bashkëlojtarin e tij sllovak, Jakub Sylvestër në stërvitjen e ditës së mërkure.

Gjatë një dueli në stërvitje, sllovaku goditi më bërryl Nikçin, kurse ky ia ktheu me një ndërhyrje të ashpër. Më pas gjendja u acarua sa që u kapën edhe për flokësh. Mirëpo ndërhyrja e bashkëlojtarëve bëri që situata të qetësohet. Trajneri zviceran Rene Weiler i dërgon menjëherë të dy lojtarët në zhveshtore.

Më pas Nikçi ka kërkuar që kjo situatë mos të dramatizohet. “Nuk duhet të dramatizohet. Ne në zhveshtore ia kemi shtrirë dorën njëri tjetrit.  E gjitha është e harruar”, ka thënë ai për gazetën “Blick.ch”, transmeton “Albinfo.ch”.

Edhe trajneri Weiler është i qetë. “Shumë mirë që zjarri u shua”, ka thënë ai.

Nikçi është në përfundim të kontratës  më Nurnbergun dhe më sa duket do të jetë futbollist i lirë.për sezonin e ardhshëm.

Për shkak të lëndimeve, Adrian Nikçi nuk ka mundur të tregoj më të mirën e tij tek Nurnbergu.

Në të kaluarën Nikçi ka luajtur FC Zurich, Thun, Young Boys, ndërsa ka qenë edhe pjesë e përfaqësues Zvicerane për moshat U21.

Albinfo.ch