Sport

Edhe Akil Gjakova merr të argjendtën në Tunizi

Para Akil Gjakovës, motra e tij Nora fitoi të artën në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa Distria Krasniqi fitoi të argjendtën deri në 52 kilogramë

Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka fituar të argjendtën në kategorinë deri në 73 kilogramë në turneun që po mbahet në Tunizi.

Ai u mposht në finale nga Smagulov i Kazakistanit, shkruan Albinfo.ch.

Kjo është medalja e tretë për ekipin kosovar në Tunizi. Para Akil Gjakovës, motra e tij Nora fitoi të artën në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa Distria Krasniqi fitoi të argjendtën deri në 52 kilogramë.