Sport

Edhe Behrami pushon në Kosovë

Behrami ka lindur në Mitrovicë, derisa si fëmijë së bashku me familje kishte shkuar në Zvicër. Ai paraqitet për Përfaqësuesen helvetike, duke qenë njëri nga lojtarët kyç të kësaj Përfaqësuese ndër vite

 

Futbollistët shqiptarë të cilët me sukses po paraqiten në arenën ndërkombëtare, asnjëherë e harrojnë vendlindjen e tyre. I tillë është edhe Valon Behrami, shkruan albinfo.ch.

 

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka njoftuar se Behrami po qëndron në Kosovë. “Me Valon Behramin i trajtuam sfidat e futbollit modern”, ka shkruar Koci.

 

Behrami ka lindur në Mitrovicë, derisa si fëmijë së bashku me familje kishte shkuar në Zvicër. Ai paraqitet për Përfaqësuesen helvetike, duke qenë njëri nga lojtarët kyç të kësaj Përfaqësuese ndër vite.

 

Mesfushori shqiptar në sezonin e fundit u paraqit për Watfordin, kurse më parë ka luajtur në Genoa, Lazio, Fiorentina, Napoli, Verona, West Ham United e Hamburg.