Shqipëria

Edhe britanikët shkruajnë për bukuritë shqiptare

Edhe pse luksi nuk është si në vendet tjera, ka shumë vende për t’i vizituar

Mediat e huaja vazhdojnë të shkruajnë për bukuritë që ka Shqipëria. E fundit që ka shkruar është britanikja “Express”, duke treguar edhe për bukuritë shqiptare.

Edhe pse luksi nuk është si në vendet tjera, ka shumë vende për t’i vizituar, përcjell albinfo.ch.

Në këtë shkrim tregohet për bunkerët e kohës nga Enver Hoxha, ku 175 mijë ende ekzistojnë.

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana ofron disa vende të bukura me një arkitekturë të lashtë.

Gjithashtu tregohet për flamurin kombëtar dhe sa i dashur është te njerëzit, kurse vë në pah edhe problemet e shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët, si korrupsioni.

‘Bunk’Art’ tregon për vuajtjet që kanë pasur shqiptarët në kohën e komunizmit.

Jeta e natës në Tiranë është shumë e gjallë, por ka edhe shumë vende tjera për t’i vizituar dhe për të kaluar kohën.