CH-Ballkani

Edhe çekët dhe sllovakët pëlqejnë bregdetin shqiptar

Numri i turistëve çekë dhe sllovakë po rritet nga viti në vit në Shqipëri. Ata pëlqejnë bregdetin shqiptar, por edhe malet dhe aventurat

 

Numri i turistëve të cilët po vizitojnë Shqipërinë po rritet çdo ditë e më shumë, duke përfshirë këtu edhe ata çekë e sllovakë, raporton albinfo.ch.

Turistët çekë janë rritur sidomos pasi këtë vit është lëshuar linja direkte e fluturimeve që lidh Pragën me Tiranën.

Rreth 14 mijë turistë kanë vizituar Shqipërinë në vitin 2016. “Shqipëria është bërë një destinacion i popullarizuar për turistët çekë në vitet e fundit, por ata udhëtojnë edhe individualisht, jo vetëm për bregdet, por edhe për malet shqiptare”, thotë ambasada çeke në Tiranë.

Numri i turistëve po rritet dhe ky numër është dyfishuar në krahasim me vitin 2010.

Por, edhe numri i turistëve sllovakë po rritet. Në vitin 2015 ishin rreth 12 mijë, kurse vitin e kaluar rreth nëntë mijë. Shqipëria fiton 1.5 miliard euro nga turizmi, gjysmë më shumë se Sllovakia.

“nova.blog.pravda.sk”, shkruan për mënyrën e udhëtimit në Shqipëri dhe vendet e jashtëzakonshme për t’i vizituar me çmime shumë të arsyeshme.