Lajme

Edhe dy shtetas të huaj humbin jetën në plazhet e Shqipërisë

Një ruse 15-vjeçare ruse dhe një 66-vjeçar sllovak kanë ndërruar jetë në plazhet shqiptare, duke shtuar numrin e të mbyturve për këtë sezon në Shqipëri

Këtë sezon në plazhet shqiptare kanë humbur jetën disa persona. Të fundit janë të huaj. Një ruse 15-vjeçare ruse dhe një 66-vjeçar sllovak, raporton albinfo.ch.

 

Adoleshentja ruse ka humbur jetën në Ksamil. Sipas mediave vendase, dyshimet janë se vajza ose është dëmtuar nga ndonjë rrëzim në shkëmbinj, ose është goditur nga ndonjë mjet lundrues. Në zonën mes ishujve lëvizin shumë motorë uji, gomone, skafë të vegjël dhe motobarka.

 

Ndërkohë, një shtetas sllovak, 66-vjeçar, ka humbur jetën pasi është mbytur në Golem.

 

Shkak për ngjarjen duke se është bërë konsumimi i pijeve alkoolike. Bashkëshortja e tij ka deklaruar se përpara se të futej për t’u larë në det, 66-vjeçari kishte konsumuar pije alkoolike në sasi të mëdha.