Dimri në Kosovë, si në përralla

Edhe e ngrirë, Ujëvara e Mirushës është atraksion për vizitorët

Qytetarët që gjatë ditës kanë vizituar ujëvarën e Mirushës, kanë thënë se rrallë ndodh që ky vend të ngrihet në këtë nivel

Moti i ftohtë me temeratura të ulëta polare, të cilat kanë arritur deri minus 25 gradë celsius, kanë ngrirë liqenet dhe lumenjtë e Kosovës. Ndërsa ajo që u ka rënë në sy shumë vizitorëve vendorë dhe atyrë ndërkombëtar është ngrirja e ujëvares së Mirushës, njërës nga atraksionet më të bukura natyrore që ka Republika e Kosovës.

Kjo ujëvarë, edhe pse duket sikur të ishte në poliin e Veriut, vizitohet nga shumë qytetarë.

Shtresat e akullit që janë krijuar, siç raporton KTV kanë shtuar edhe më shumë bukurinë e kësaj ujëvare. Madje, nga të pranishmit po shfrytëzohen në maksimum këto ngrica të krijuara.

Qytetarët që gjatë ditës kanë vizituar Mirushën, kanë thënë se rrallë ndodh që ky vend të ngrihet në këtë nivel. Ndërkaq, banorët që jetojnë afër kësaj zone thonë se akuj të tillë ka kohë që nuk kanë parë me dekada.

Vizitorë kishte edhe mërgimtarë, që e krahasojnë këtë ujëvarë me bukuri të rralla natyrore. Megjithatë, rruga që çon deri te kjo ujëvarë, sipas vizitorëve, është e mundimshme, pasi as komuna e as institucionet qendrore nuk kanë investuar për ta rregulluar rrugën që çon në ujëvarë.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/edhe-e-ngrire-ujevara-e-mirushes-eshte-atraksion-per-vizitoret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.