Shqipëria

Edhe farmacistët po largohen nga Shqipëria

Pas mjekëve dhe infermierëve, kategoria tjetër që largohet është ajo e farmacistëv

Shumë mjekë dhe infermierë po largohen nga Shqipëria drejt Evropës Perëndimore.

Por, pas mjekëve dhe infermierëve, kategoria tjetër që largohet është ajo e farmacistëve. Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2017 janë regjistruar mbi 30 aplikime për largim nga vendi. Këtë fakt e ka bërë publik për “Televizionin Scan”, presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, përcjell albinfo.ch.

“Në 2015-2016 ka qenë më i vogël si numër, por vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2017 kemi plotësuar mbi 30 aplikime. Nuk do të thotë që janë vetëm 30 persona, janë raste kur këta profesionistë janë futur tashmë tentativave për të gjetur veten profesionalisht në vendet që kanë vajtur”, është shprehur ajo.

Sipas Tomës janë një sërë faktorësh që i detyrojnë këta profesionistë që të braktisin vendin e tyre.