Sport

Edhe Hadërgjonaj në Premierligën angleze

Florent Hadërgjonaj është shumë afër që të kalojë në Huddersfield. Ai po kërkohet me ngulm nga Augsburg, Stuttgart dhe Hoffenhaim, por, duket se ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në kampionatin anglez

Premierligës angleze mund t’i shtohet edhe një futbollist shqiptar, derisa tani luajnë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Bëhet fjalë për Florent Hadërgjonaj, i cili është shumë afër që të kalojë në Huddersfield. Ai po kërkohet me ngulm nga Augsburg, Stuttgart dhe Hoffenhaim, por, duket se ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në kampionatin anglez, shkruan ‘Blick’.

Mbrojtësi i djathtë tashmë ka prishur marrëdhëniet me Ingolstadtin, ku nuk po stërvitet, përcjell albinfo.ch.

Huddersfield e ka filluar shumë mirë kampionatin anglez me dy fitore në dy xhirot e para.