Lajme

Edhe Kaçaniku mirëpret mërgimtarët

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, tha se të gjitha këto aktivitete janë duke u organizuar për të mirëpritur mërgimtarët dhe për të ndjerë ata vetën më afër vendlindjes së tyre

Me moton “Ti je pjesë e atdheut” nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, komuna në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “ Kaçaniku”, organizon një mori aktivitetesh për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë, njofton kjo komunë.

 

Fillimisht do të organizohet takim i mërgimtarëve me Kryetarin e Komunës, për të vazhduar më pas me një piknik ditor, që do të përfshijë shumë aktivitete kulturore e sportive, përcjell albinfo.ch.

 

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, tha se të gjitha këto aktivitete janë duke u organizuar për të mirëpritur mërgimtarët dhe për të ndjerë ata vetën më afër vendlindjes së tyre.