Sport

Edhe Kasami drejt Superligës zvicerane

Sipas mediave angleze, Kasami pëlqehet nga skuadra zvicerane Grasshopper Zurich

Numri i futbollistëve shqiptarë mund të rritet edhe më shumë në Superligën zvicerane, raporton albinfo.ch.

Siç raportojnë mediat angleze, mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami ka refuzuar skuadrën e Chievos për të luajtur në kampionatin italian.

Kasami i cili ka edhe një vit e gjysmë kontratë me Olympiacosin nuk është në planet e kësaj skuadre, ku trajner është Besnik Hasi.

Sipas këtyre mediave, Kasami pëlqehet nga skuadra zvicerane Grasshopper Zurich.