Sport

Edhe Mehmedi shënon gol

Edhe në ndeshjen e gjashtë me radhë, KF Zurichu ka ngelë i pamposhtur. Para 8.200 tifozëve në stadiumin “Letzigrund”, ekipi i trajnerit Urs Fischer, nuk ka lejuar që të befasohet, duke i bërë të ditur liderit të tabelës KF Bazel, se do ta ketë pas shpine gjatë gjithë kampionatit në luftë për titullin e kampionit.

Në ndeshjen kundër KF St. Gallen, KF Zurich shënoi një fitore të vlefshme me rezultat 3:1. Nga tri rastet që i pati në pjesën e parë, Zurichu i realizoi që të gjitha duke e vulosur fitoren që në pjesën e parë të lojës. Golin e dytë e shënoi Admir Mehmedi në përfundim të pjesës së parë, në minutën 45’ pas një gabimi të lojtarit kundërshtar Tim Bakens, i cili i dhuroi një top Mehmedit dhe ky i fundit pa ndonjë problem të madh e tundi rrjetin e kundërshtarit.