CH-Ballkani

Edhe në Vjenë do të protestohet për lirimin e Haradinajt

Dega e AAK-së për Austri njofton shqiptarët që jetojnë në këtë shtet se të mërkurën, më 11 janar do të protestohet në mënyrë demokratike para Ambasadë së Francës në Vjenë

Pas protestave në Kosovë, në SHBA, Francë e gjetiu, edhe bashkatdhetarët tanë në Austri do të protestojnë kundër arrestimit dhe mbajtjes në paraburgim të Ramush Haradinajt.

Dega e AAK-së për Austri njofton shqiptarët që jetojnë në këtë shtet se të mërkurën, më 11 janar do të protestohet në mënyrë demokratike  para Ambasadë së Francës në Vjenë për siç thuhet në njoftimin e dërguar nga ky subjekt “lirimin e liderit, komandantit dhe ish kryeministrit të Kosovës”.

Protesta do të zhvillohet nga ora 13 deri në orën 15, ndërsa adresa është: 1030 Wien, Shwarzenbergplatz.

15978890_1278247158902602_613201107_n