Bota

Edhe një ofertë e ‘Wizz Air’ për klientët e saj

Bagazhet me madhësi prej 55x40x23 cm, me peshë prej 10 kg do të paguhen me çmimin e biletës, pra janë pa pagesë

Kompania ajrore “Wizz Air”, që ka kostot më të ulëta në Evropën Qendrore dhe Lindore, ka paraqitur ofertë më të re për udhëtarët, duke lejuar që të udhëtojnë bagazh më të madh të dorës që do të jetë pa pagesë.

Pasagjerët automatikisht kanë të drejt të marrin bagazh dore me madhësi prej 55x40x23 cm, me peshë prej 10 kg që paguhet me çmimin e biletës, shkruan albinfo.ch.

Udhëtarët do të jenë në gjendje të sjellin në bord artikujt pa pagesë të blera në aeroport pas kontrolleve të sigurisë.

“Këtu në ‘Wizz Air’ prioritet është kënaqësia e udhëtarëve, prandaj duke dëgjuar reagimet e klientëve kemi vendosur për këtë ofertë. Ky është edhe një shembull se klientët janë shumë të rëndësishëm për ne. Ne kujdesemi për ata, që nga momenti kur e rezervojnë biletën. Ekuipazhi ynë është shumë miqësor dhe profesional. Ne presim udhëtarët e rinj”, ka thënë Johan Eidhagen, Zyrtar Kryesor i Marketingut në “Wizz Air”.