CH-Ballkani

Edhe një qytetar nga Kosova mbytet në Velipojë, hyri për të shpëtuar gruan

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, 35-vjeçari kishte hyrë për të shpëtuar bashkëshorten

Në orët e pasdites një qytetar nga Kosova është mbytur në plazhin e Velipojës, bëjnë të ditur mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Sipas Policisë së Shkodrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, kurse viktima është shtetasi me inicialet F.H., 35-vjeçar, banor nga Prishtina.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, 35-vjeçari kishte hyrë për të shpëtuar bashkëshorten.

Këtë vit disa qytetarë të Kosovës janë mbytur në plazhet shqiptare.