Kultura

Edhe një rekord në ankandin e pikturave

Konkurrenti tjetër “Christie's” ka arritur të mbledh 300 milionë euro në ankandin më të suksesshëm në historinë e artit bashkëkohor

Një javë pas shitjes së pikturës e njohur “Klithja” të autorit norvegjez Edvard Munch në ankandin e shtëpisë Sothesby`s  për 119.9 milionë dollarë,  të martën mbrëma është shënuar një rekord tjetër në Nju Jork.

Konkurrenti tjetër “Christie’s” ka arritur të mbledh 300 milionë euro në ankandin më të suksesshëm në historinë e artit bashkëkohor. 14 artistë me veprat e tyre kanë shënuar këtë rekord në Nju Jork.

Piktura e artistit  Mark Rothko “Portokall, kuq, verdhë” e vitit 1961 është shitur për 86.9 milionë dollarë. Në pikturën e madhe duket një hije me ngjyrë portokalli që të kujton perëndimin e diellit.

Piktura e artistit  Mark Rothko, 86.9 milionë dollarë

Sipas  “Christie” piktura e artit bashkëkohor “Portokall, kuq e verdhë” është më e shtrenjta që është shitur ndonjëherë në ankand pikturash. Oferta prej 24 milionë dollarësh është tejkaluar brenda 7 minutave me një çmim rekord të shitjes.

Artisti depresiv  Rothko kishte marrë jetën më 1970.

Edhe piktura e gjermanit Gerchard Richter “Abstract Painting”  ka shënuar një rekord të ri duke u shitur për 21.8 dollarë,  gati dyfishin e çmimit të paraparë.

Piktura e  Gerchard Richter “Abstract Painting”, 21.8 milionë dollarë

Çmimi rezultoi  pas një gare të mbi 30 ofertuesve. “Richter” arriti një rekord tjetër : “Pejzazh liqeni me vranësira ” e  vitit 1969 është shitur  19.3 milionë , 5 milionë më shumë sesa kishin pritur. Piktura me një imazh realist ishte paguar me çmimin më të lartë.Një tjetër moment i rëndësishëm i mbrëmjes ishte edhe shitja e “FC1” nga Yves Klein.

Piktura “FC1” e Yves Klein

36.5 dollarë ishte çmimi rekord i mëparshëm i francezit, ndërsa tani e ka tejkaluar për 23.5 milionë dollarë. Piktura është krijuar në vitin 1961.

Pa artistin  Alexander Calder asnjë shitore muzeale nuk do të ja dilte. Një nga piktura  më të njohura, “Lily e Force” është shitur në  ankandin “Christie”  me një çmim rekord.

Piktura në fjalë daton që nga viti 1945, pak më shumë se dy metra e lartë  dhe ka kushtuar  më shumë se 18.5 milionë dollarë. Tregtarët kishin pritur vetëm 10 milionë.

Të gjithë blerësit e këtyre pikturave e ishin anonim.