Integrimi
Me 65.000 vota, Qëndresa mbetet jashtë parlamentit
Ky numër i votash është kaq i madh për shkak se numri i votuesve në Kantonin e Cyrihut është më i madh se në kantonet tjera. Në proporcion me këtë, edhe konkurrentët e saj janë më të votuar se kandidatët e kantoneve tjera
Njëra ndër kandidatet më të reja në gjithë Zvicrën për Parlamentin Nacional, Qëndresa Sadriu nga Glatbrugg-u (Zürich) ka marrë numrin dukshëm më të madh të votave në mesin e të gjithë kandidatëve me prejardhje shqiptare. 65.198 veta kanë votuar për vajzën 21 vjeçare, assitente dentale dhe studente me prejardhje nga Gjilani. Dhe, numërimi i votave në Kantonin e Cyrihut nuk ka përfunduar ende, kështu që Qëndresa, e cila garon për Partinë Socialdemokrate (SP) mund ta tejkalojë këtë numër.
Mirëpo, këtu nevojitet një sqarim: ky numër i votash është kaq i madh për shkak se numri i votuesve në Kantonin e Cyrihut është më i madh se në kantonet tjera. Prandaj në proporcion me këtë numër banorësh, edhe konkurrentët e saj janë më të votuar se kandidatët e kantoneve tjera. Po ashtu edhe konteksti partiak është ai që e ka mundësuar një numër të tillë të madh votash. Për këto arsye kjo kuotë Qëndresës nuk i mjafton qëtë zgjidhet në parlamentin e Zvicrës, në të cilin nga kantoni i Cyrihut zgjidhen 9 deputetë të SP-së. Kandidatja e re shqiptare është në pjesën e poshtme të listës.
E kontaktuar nga albinfo.ch, Qëndresa Sadriu shprehet e kënaqur me numrin e madh të votave edhe pse jo edhe me plasimin e saj. “Fakti se në listën zgjedhore kam qenë në numrin 31 ka ndikuar të votohem më pak”, thotë ajo. Megjithatë, në momentin kur biseduam, Qëndresa priste shtim të numrit të votave dhe ndoshta edhe plasim më të mirë.
E-Diaspora
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet Raportohet se një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për drogë, përcjell albinfo.ch. Sipas mediave...
-
Pesë Asamblistë të Cyrihut kërkojnë nga komuna t`i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhje e mbeturinave
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Iniciativat zvicerane synojnë t’i japin fund diskriminimit të çifteve të martuara Partia qendrore e Zvicrës ka dorëzuar nënshkrimet për dy nisma që synojnë "arritjen e drejtësisë për...
-
Ortekët kanë mbytur 14 persona në Zvicër këtë dimër
-
Drejtori i Përgjithshëm i UBS-së, Sergio Ermotti, fitoi 14.4 milionë franga vitin e kaluar
-
Zvicër: Delegacioni i financave kritikon krijimin e sekretariateve të reja shtetërore
-
Cyrihu kërkon të ndryshojë tarifat për procesin e nënshtetësisë zvicerane