Sport

Edhe Ramush Haradinaj i lumtur për suksesin e Majlindës

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur shumë i lumtur për suksesin e Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovës në Kampionatin

Evropian. Edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është gëzuar që Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian

të xhudos, derisa Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë, shkruan albinfo.ch.

Ishte përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka që fitoren në Poloni ia kushtoi liderit të AAK-së, me shpresë se ai do të lirohet më 29 prill, derisa

tashmë Haradinaj ia ka kthyer, duke u shprehur shumë i lumtur për suksesin e vashave kosovare.

“Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, janë nderi dhe krenaria e shqiptarëve! Janë inspirimi im! Toni Kuka, Majlinda dhe Nora, sot ma keni

rrit zemrën! Ja u paça borxh dedikimin e fjalët e mira për mua! Unë besoj në ju dhe në popullin tim!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale.