Lifestyle
Edhe Rita Ora del publikisht kundër producentit Weinstein
Edhe Rita Ora del publikisht kundër producentit Weinstein
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka folur për skandalin e producentit të njohur të filmave Harvey Weinstein, i cili po akuzohet se ka ngacmuar seksualisht punëtoret e tij për gjatë 30-vjetëve.
Yje të shumta botërore kanë akuzuar Weinsteinin publikisht duke thënë se ai madje kishte ofruar pagesa vetëm që të mbante të heshtura këto raportime.
26-vjeçarja kosovare, e cila pati rolin e parë si aktore në filmin “Southpaw”, producent i të cilit ishte Weinstein Company thotë se është tmerruar nga raportimet, por qëndron prapa aktoreve, shkruan albinfo.ch.
“Isha e tmerruar kur lexova lajmet për sjelljen e Harvey Weinsteinit. Nuk mund ta imagjinoj sa e vështirë ishte për gratë e përfshira që të ngriten dhe të flasin. Mendoj se është e guximshme të flasësh për këto ndryshime. Kam respektin më të madh për gratë që e kanë ngritur zërin. Jam shumë mirënjohëse për atë që kanë bërë”, ka thënë Ora për “The Sun”.
Pas lansimit të “Southpaw”, Rita ishte lavdëruar nga Weinstein. Ai e kishte quajtur atë si zbulimin e vitit si aktore. “Do të punoj sërish dhe sërish me Ritën”, kishte thënë ai.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën