Ekonomi
Edhe Roma pritet të ndalojë veturat me naftë
Ndalimi i veturave me naftë në Gjermani ka shkaktuar reagime të shumta. Megjithatë, qytetet gjermane këtë vendim nuk pritet ta ekzekutojnë menjëherë.
Ndalimi i veturave dizel është bërë për shkak të ndotjes së ambientit, përcjell albinfo.ch.
Edhe kryeqyteti italian, Roma, pritet që deri në vitin 2024, të ndalojë veturat me naftë të qarkullojnë në qytet.
Rreth dy të tretat e 1.8 milionë veturave të reja të shitura në Itali vitin e kaluar ishin me naftë, sipas shifrave të industrisë.
Roma nuk ka industri të mëdha, kështu që gati të gjithë ndotjen e ajrit në kryeqytetin italian e shkaktojnë automjetet motorike.
Përveç çështjeve shëndetësore, ndotja nga motorët me djegie shkakton dëme të mëdha në monumentet e shumta antike të Romës në natyrë.
Sipas një studimi të vitit të kaluar nga një degë e ministrisë së kulturës, 3.600 monumente guri dhe 60 skulptura bronzi rrezikojnë të përkeqësohen seriozisht për shkak të ndotjes së ajrit.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?