Opinione

Edhe sot për Skënderbeun

Sot është përvjetori i 549 i vdekjes së Gjergj Kastroitit Skënderbeut, luftëtar dhe prijës që bashkoi të gjithë në në një luftë të shenjtë për popullin shqiptar dhe indentitetin e tij kombëtar.
Figura e Gjergj Kastriotit është karateristikë e lavdisë e cila rikthehet në çdo periudhë kohore kur ato janë jashtzakonisht të rëndësishme tek lëvizjet përparimtare, në veçanti të popullit shqiptar dhe tek popujt e tjerë të Evropës.
Mëse katërqind vepra të shkruara nga autorë të ndryshëm kryesisht në gjuhë të huaja, të gjithë historianët që shkruan për Skëndrebeun njëzërit flasin për kështjellat shqiptare të cilat për 25 vite rresht qëndruan të pathyera dhe ishin të pakapërcyeshme për Perandorinë osmane që synonte me hapat e saj drejtë Romës, Vjenës e Budapestit.
Vepra dhe historia e Gjergj Kastriotit është përjetsuar, përcillet dhe rilind në çdo shekull. Gjergj Kastriotin e karakterizon misioni dhe roli i tij i lartë në mbrojtje të Ballkanit dhe të qytetërimit evropian.
” Mbrojtësi i krishtërimit”, ” kalorësi i lirisë” prej shekujsh i dha emër dhe nderë popullit shqiptar.
Viseve shqiptare dhe metropoleve të shumta evropiane sot kemi përmendoren e Skenderbeut dhe sheshe e rrugë me emrin e tij.
Në përkujtim të këtij përvjetori, ju urojmë që viti që vjen të na gjej më ndryshe dhe të rilindim emrin Gjergj Kastriotit me ngjarje të përmasave artistike, historike e kulturore kudo qe jemi.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/edhe-sot-per-skenderbeun/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.