Lajme

Edhe Theranda mirëpret bashkatdhetarët

Kryetari i kësaj Komune, Sali Asllanaj u ka uruar mirëseardhje dhe ka njoftuar se shumë aktivitete do të organizohen për nder të bashkatdhetarëve

Edhe në Komunën e Therandës do të organizohen shumë aktivitete për bashkatdhetarët, të cilët vijnë për pushime në Kosovë, raporton albinfo.ch.

Kryetari i kësaj Komune, Sali Asllanaj u ka uruar mirëseardhje dhe ka njoftuar se shumë aktivitete do të organizohen për nder të bashkatdhetarëve.

Njoftimi i plotë nga Sali Asllanaj

Të dashur bashkatdhetarë

Kam kënaqësinë t’ju dëshiroj mirëseardhje të ngrohet dhe të përzemërt në vendin tuaj, në komunën tuaj dhe në shtëpitë tuaj.

Si kryetar i komunës dua që t’ju shpreh falënderimin e përzemërt për gjithë atë që keni bërë për vendin tuaj. Është e vështirë të gjejmë fjalët e duhura që do reflektojnë ndjenjën tonë të dashamirësë për Ju, por mund të shprehem me modesti dhe konsideratën me të lart se me të gjitha forcat dhe dijen që kemi do jemi në shërbimin tuaj për t’ua bërë më të bukur dhe më të këndshëm qëndrimin në vendlindje.

Institucionet komunale në Therandë janë të gatshme për Ju të punojnë me të gjitha kapacitetet e tyre në mënyrë të t’ju shërbejnë për çdo nevojë dhe kërkesë që keni.

Kjo është më e pakta që ne si staf komunal mundë të bëjmë për Ju, duke pasur parasysh kontributin tuaj për Kosovën. Njëkohësisht dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për sakrificën ndaj atdheut e cila ishte dhe vazhdon të jetë sublime. Këtë sakrificë e çmojmë shumë duke e vlerësuar atë si një fondament të zbutjes së gjendjes sonë socio-ekonomike dhe politike. Kur e them këtë kam parasysh ndihmën tuaj shumë dimenzionale për çka ju përgëzoj me përulje njerëzore dhe qytetëruese.

Ju bashkatdhetar të komunës sonë jeni gjithmonë të rëndësishëm për vendin, sepse jeni pjesë e qenies sonë. Këtu, në vendin tuaj, Ju do jeni në vazhdimësi njerëzit më të dashur për ne dhe familjet tuaja, miqtë shokët e dashamirët. Ndjejini me kënaqësi pushimin e merituar në komunën tuaj.

Gjithashtu ju ftoj të merrni pjesë në aktivitet Ditët e Mërgatës sipas agjendës.