Shqipëria

Edhe turistë nga Danimarka në Shqipëri

Shqipëria tashmë është kthyer në një destinacion tërheqës për turistë nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës.

Një tjetër charter me turistë është ulur në Aeroportin e Rinasit. Bëhet fjalë për charterin e parë me turistë nga Kopenhageni të cilët kanë zgjedhur të eksplorojnë Shqipërinë.

Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë sa vjen dhe rritet, shkruan “Atsh”.

Vetëm pak ditë më parë, në Rinas mbërriti charteri i parë i drejtpërdrejtë nga Izraeli, përcjell albinfo.ch.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi ka deklaruar se gjatë gjithë sezonit turistik do të ulen në Rinas rreth 300 chartera të cilët do të sjellin turistë jo vetëm nga Izraeli, Skandinavia, Polonia, Çekia, por edhe nga Anglia e Gjermania.