Sport

Edhe Wenger lavdëron Xhakën

Xhaka sjellë te ne aftësinë për të pasuar midis vijave të reparteve nga pozicione të thella në fushë, kurse puna e tij e madhe dhe loja e tij në ajër kanë qenë shtesë që na kanë bindur”, ka thënë Wenger

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se Granit Xhaka është transferimi i tij i fundit në mesfushë. Përderisa Wenger shpreson që të shtojë edhe një qendërmbrojtës e top sulmues në skuadër, ai thotë se mesfushën e ka të kompletuar, sidomos pas transferimit të Xhakës, shkruan albinfo.ch.

“Humbëm tre mesfushorë, kurse tash me Xhakën jemi solid në mesfushë. Elneny ka pasur impakt të mirë që prej se erdhi, Coquelin ka qenë i lënduar. Cazorla do të kthehet, Wilshere është kthyer. Ne jemi solidë. Xhaka sjellë te ne aftësinë për të pasuar midis vijave të reparteve nga pozicione të thella në fushë, kurse puna e tij e madhe dhe loja e tij në ajër kanë qenë shtesë që na kanë bindur”, është shprehur francezi.

Më herët atë e kishin lavdëruar edhe Coquelin dhe Per Mertesaker dhe tashmë Granit Xhaka po ndihet shumë mirë në skuadrën londineze. Graniti të enjten iu bashkua skuadrës në stërvitje dhe u shpreh i lumtur që është pjesë e “Topçinjve”.