Sport

Edhe Wolfsburg pas Mehmedit

Për sulmuesin e Përfaqësueses së Zvicrës ishte interesuar edhe Hamburg në Gjermani e Nice në Francë

Duket se sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi i ka ditët e numëruara në Bayern Leverkusen.

 

Mediat gjermane bëjnë të ditur se pas Mehmedit është vënë edhe Wolfsburg, që sezonin e fundit mezi arriti të shpëtojë në Bundesligë, përcjell albinfo.ch.

 

Për sulmuesin e Përfaqësueses së Zvicrës ishte interesuar edhe Hamburg në Gjermani e Nice në Francë.

 

Sulmuesi shqiptar në sezonin e fundit nuk kishte shumë hapësira në Bayer Leverkusen dhe për këtë arsye pritet të largohet.