Kultura
Edita Abdiu: Ma shpifën mbiemrin me “ski”
Shqiptarja Edita Abdiu (25), e cila kohë më parë fitoi shoun e mirënjohur gjerman “X-Factor”, ka pushtuar zemrat e shumë gjermanëve dhe zviceranëve. Ajo është e lindur në Bern të Zvicrës, ndërsa jeton në Keln të Gjermanisë.
Mbrëmjen e së enjtes së kaluar, ajo ishte mysafire e shout të televizionit gjerman ARD, nën udhëheqjen e moderatorit Harald Schmidt. Gjatë bisedës, ajo para publikut gjerman ka rrëfyer se si nga mbiemri Zahini, është krijuar një mbiemër i shpifur. “Mbiemri im është disi i shpikur. Kur familja ime ka dashur të shpërngulet nga Maqedonia për në Zvicër, autoritetet maqedonase kishin krijuar një rrëmujë të vërtetë me mbiemrin tim. Ata na emërtuan me emrin e gjyshit tonë Abdi dhe thjesht e kishin shtuar ‘ski-në’. Të parët tanë janë quajtur Zahini. Por, mua më quani thjesht Edita”, ka thënë ajo me një buzëqeshje.
Në fund të shout televiziv, ajo ka kënduar një këngë me të cilën la mbresa të mëdha tek spektatorët, ndërsa moderatori Schmidt është treguar mjaft i kënaqur nga prania e Editës, duke thënë se “këtë fat nuk e ka secili televizion”.
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike