Kosova

Edita, banorja e parë e Kosovës që merr vizë emigruese amerikane

Ajo është e martuar me një qytetar amerikan dhe do të udhëtojë në Nju Jork për të jetuar me burrin e tij

Derisa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur problem që të marrë vizën për Amerikë, një banore e Kosovës, është pajisur me vizë emigruese amerikane, shkruan albinfo.ch.

Lajmin e ka dhënë Ambasada amerikane në Prishtinë. “Njihuni me Editën, banoren e parë të Kosovës që ka marrë një vizë emigruese (IV) në Ambasadën e Prishtinës. Ajo është e martuar me një qytetar amerikan dhe do të udhëtojë në Nju Jork për të jetuar me burrin e tij. Ambasada amerikane ka filluar punën në Prishtinë, dhe tashmë qytetarët nuk kanë nevojë që të shkojnë në Shkup”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në rrjetet sociale.

Ambasada amerikane ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që nëse kanë diçka të paqartë t’i drejtohen ambasadës për vizë turistike apo si student.