Gruaja

Edita & Stefanie Heinzmann mysafire në Brig!

Të shtunën më 6 gusht 2011, Edita Abdiu (Abdieski) dhe Stefanie Heinzmann do të jenë mysafire në emisionin e drejtpërdrejtë “SF bi de Lüt” në Brig, të transmetuar nga Televizioni shtetëror zviceran SF, në ora 20.10!

Moderatori Nik Hartmann gjithashtu do të përshëndesë edhe mysafirë të tjerë në Brig: Kështu pra, përskaj Editës do të paraqitet edhe superylli Natasha Bedingfield si kulminacion muzikor. Gjithashtu do të jenë të pranishëm edhe kryetarja e komunës Brig Viola Amherd, Adrian Arnold, modelja Laura Zurbriggen dhe Zauberer & Comedian Lionel Dellberg.

Në këtë emision argëtues, Nik Hartmann do tu japë një detyrë banorëve të Brigut, të cilën ata do të duhet ta zgjidhin deri në fund të emisionit!