Shkurt.ch

Ekonomia zvicerane, ngecje të papritur në tremujorin e tretë

Stagnimi i papritur e ekonomisë zvicerane në tremujorin e tretë për shkak të konsumit të dobët privat dhe publik, raporton “Bloomberg”, përcjell albinfo.ch.

Produkti bruto i brendshëm (GDP) regjistroi zero rritje në periudhën korrik-shtator, pasi më parë u rrit me 0.6 për qind, sipas të dhënave zyrtare të Sekretariatit për çështje ekonomike. Ekonomistët të anketuar nga “Bloomberg” kanë pritur PBB të rritet me 0.3 për qind.

Ngadalësimi i rritjes ekonomike në Zvicër përkon me dobësimin në Gjermani – ekonominë më të madhe të Evropës, ku eksportet kanë rënë pak.

Vitin e kaluar ekonomia e vendit të vogël alpin ka qenë subjekt i shokut, pasi Banka Nacionale e Zvicrës ka ndryshuar kursin e franga, i cili u rrit ndjeshëm kundrejt euros.

Monedha e fortë vazhdon të krijojë probleme për shumë kompani. Dhe edhe pse shërimi” në eurozonë ka vazhduar me pasigurinë politike lidhur me një varg zgjedhje që janë paralajmëruar vitin e ardhshëm.

Kontribut pozitiv në ekonominë zvicerane vjen nga konsumi familjar në rritje me vetëm 0.1%, ndërsa investimet në pajisje kanë shënuar rritje prej 0.5 për qind. Shpenzimet e shtetit u ulën me 0.1% dhe tregtia gjithashtu peshon në rritjen e PBB-së.

Në baza vjetore ekonomia zvicerane rritet 1.3% në tremujorin e tretë.