Uncategorized

Ekskluzive: Fillon numërimi i votave nga diaspora

Të dielën ka filluar procesi i numërimit të votave me postë, proces që do të vazhdojë deri të enjten

Të dielën janë zhvilluar zgjedhjet e shtata lokale pasluftës, që kanë sjellë rezultate mjaft befasuese.

Një numër i personave kanë votuar me postë. Një zëdhënëse e Komisionit Qendror Zgjedhor është shprehur se ka filluar numërimi i votave me postë. “Po, të dielën ka filluar numërimi i votave me postë dhe është ende duke vazhduar”, ka thënë zëdhënësja për albinfo.ch.

Ky proces pritet të vazhdojë deri të enjten. “Procesi i numërimit të votave do të vazhdojë deri të enjten, kurse nuk e kemi numrin e saktë e atyre që kanë votuar me postë, por besoj që deri të enjten do të dihet gjithçka”, ka shtuar zëdhënësja për albinfo.ch.

Votat me postë janë pranuar deri më 20 tetor, derisa më herët sipas KQZ-së ishin rreth dhjetë mijë persona të regjistruar për të votuar, derisa kjo shifër pritet të konfirmohet të enjten.