Kosova

Ekspertët e BE-së thonë se liberalizimi i tregut është më i rëndësishëm se i vizave

Por deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk u pajtuan me të. Ata thanë se më e rëndësishme se lëvizja e mallrave, është lëvizja e lirë e qytetarëve

Zbatimi i MSA-së nuk mund të bëhet pa pasur lëvizje të lirë të mallrave. E kjo është një ndër kushtet që Kosova duhet të përmbushë, ka thënë përfaqësuesi i Ministrisë së Hungarisë, Grabor Baranyal, në Komisionin për Zhvillim Ekonomik. Ai pohoi se liberalizimi i tregut është më i rëndësishëm se heqja e vizave.

Por deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk u pajtuan me të. Ata thanë se më e rëndësishme se lëvizja e mallrave, është lëvizja e lirë e qytetarëve.

Dardan Sejdiu ka pyetur ekspertët e binjakëzimit për Stabilizim-Asociim, pse duhet të jetë e rëndësishëm lëvizja e lirë e mallrave, kur njerëzit janë potenciali kryesor i të bërit biznes. Të njëjtën gjë e ka ngritur edhe Hykmete Bajrami, e cila ishte edhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Isa Mustafës.