Lajme
Eksporti zviceran gjatë korrikut: 19.1 miliardë franga
Dallimi në mes të shumës së eksportit dhe importit jep suficitin e eksportit prej 3.6 miliardë frangash vetëm për muajin korrik
Zvicra gjatë muajit korrik ka eksportuar mallra me vlerë prej 19.1 miliardë frangash që është për 4.5 për qind më tepër se në korrikun e vitit 2016.
Nga ana tjetër, importi brenda po kësaj periudhe ka shënuar rënie prej 0.5 për qind, duke rënë në 15.5 miliardë franga. Dallimi në mes të shumës së eksportit dhe importit jep suficitin e eksportit prej 3.6 miliardë frangash vetëm për muajin korrik, shkruan srf.ch.
Rritjes së eksportit i ka kontribuuar në radhë të parë shitja e produkteve kimike farmaceutike, metaleve dhe orëve, informon Administrata Federale e Doganave, transmeton albinfo.ch. Ndërsa e kundërta ka ndodhur me produktet e makinerisë, elektronikës dhe stolive, me lëmin e automjeteve dhe aeroplanëve. Të gjitha këto fusha kanë pësuar rënie të eksportit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit