E-Diaspora

Ekspozitë arti dhe koncert festiv për Ditën e Pavarësisë

Në kuadrin e shënimit të nëntëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ansambli “Trojet” nga Winterthuri organizon më 18 shkurt një koncert dhe një ekspozitë kolektive të arteve pamore. Të dy aktivitetet mbahen në ambientet e Hotelit “Zentrum Töss” të qytetit Winterthur.

Kështu, në ekspozitë prezantohen punimet e artistëve: Idriz Berisha, Mal Myrtaj, Gani Bytyçi, Arsim Berisha, Drita Kengji, Marigona Toma, Valentina Mareci, Bashkim Beqieri, Agron Bajrami dhe Abetare Berila.

Ekspozita hapet në orën 17.00.

Ndërsa koncerti festiv fillon në orën 19.00. Në këtë koncert, përveç ansamblit “Trojet”, merr pjesë edhe ansambli “Arbëresha” nga Sirnach-u.

Mysafirë të programit muzikor janë këngëtarët: Vjollca Buqaj, Berat Shala dhe Flutur Btyqi.

Adresa: Hotel Zentrum Töss, Zürcherstrasse 106, 8406, Winterthur